
Nje firme australiane ka nenshkruar nje marreveshje 60 bilione dollareshe per te furnizuar me minerale impiantet kineze te energjise.
Presidenti i kompanise “Resourcehouse”, Clive Palmer ka deklaruar se kjo eshte kontrata me e madhe e eksportit e nenshkruar ndonjehere.
Sipas marreveshjes, firma do te ndertoje nje kompleks te ri minierash per t’i dhene kompanise zyrtare “China Power International Development” 30 milione tonelata minerale ne vit, per nje afat 20 vjecar.
Analistet deklarojne se marreveshja eshte nje tjeter prove e paster se Kina ka nje kerkese te forte per burime nga ekonomia e Australise, e cila eshte gjithmone ne ngritje.
Shumica e impianteve te energjise ne Kine mbeshteten tek qymyri dhe kerkesa eshte rritur ndjeshem ne muajt e fundit, pas nje plani te ri stimulues te qeverise per te rigjalleruar ekonomine.
Plani perfshin gjithashtu ndertimin e nje kompleksi minierash ne shtetin australian te Kuinslendit, si dhe shtrirjen e 500 kilometrave hekurudhe per transportin e mineraleve.
Top Channel