
Policia afgane ka qelluar per vdekje shtate fshatare ne afersi te kufirit me Pakistanin, pasi kujtoi se ata ishin rebele.
Lajmin e bejne te ditur vete autoritetet afgane, te cilat kane sqaruar se ngjarja ka ndodhur ne nje zone te kontrolluar nga talebanet dhe se 7 personat u qelluan pasi nuk u identifikuan nga erresira.
Megjithate, gjashte agjentet qe hapen zjarr jane ndaluar dhe po merren ne pyetje. Vdekjet ne radhet e civileve kane irrituar se tepermi banoret e Afganistanit. Mbi 2.400 vete u vrane ne luftimet e vitit te kaluar.
Te dhenat e OKB-se tregojne se mbi 70 perqind e tyre kane qene viktima te sulmeve te talebaneve, por shume afgane thone se vdekjet nuk do te kishin ndodhur nese trupat e huaja nuk do te ishin ne vend.
Presidenti Hamid Karzai ka paralajmeruar disa here se vrasjet ne radhet e civileve minojne mbeshtetjen ndaj administrates se tij dhe ndaj trupave te koalicionit te udhehequr nga SHBA.
Top Channel