Termeti, Bill Clinton mberrin ne Haiti
05/02/2010 21:35
Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, aktualisht i derguari i posacem i OKB-se per Haitin, ka mberritur sot ne Port au Princ.
Clinton ka shkuar menjehere ne seline e qeverise haitjane, ku ka gjetur rreth 200 persona qe i kerkonin nje takim per t’i paraqitur kerkesat e popullsise.
Manifestuesit kerkonin ne vecanti tenda strehimi. “Femijet tane po digjen nen diell. Eshte e drejta jone te kemi tenda, te mbrohemi. Kemi te drejte te strehohemi”, eshte shprehur nje nene e re.
Nderkohe, nje helikopter shpetimi qe kthehej nga Haiti ne Santo Domingo eshte perplasur me nje mal gjate fluturimit dhe ka marre flake.
Si pasoje e incidentit kane humbur jeten piloti dhe bashkepunetori i tij, te dy shtetas amerikane.
Top Channel