Taivan-Kine, behet fluturimi i pare privat

05/02/2010 16:45

Taivani i ka dhene OK fluturimit te pare direkt te nje avioni privat drejt Kines, veprim qe eshte konsideruar si nje “shkrirje akujsh” pas shitjes se armeve qe SHBA i beri ishullit.

Pas disa dekadash, kur fluturimet beheshin me nderprerje ne Hong Kong, ne dy vitet e fundit Pekini dhe Taipei kane lejuar fluturimet direkte te avioneve te linjes dhe te transportit.

Ndersa fluturimet private ishin te ndaluara dhe i pari qe u krye sot ishte ai i Terry Gou, nje nder personat me te pasur te Taivanit.

Pekini e konsideron Taivanin provincen e saj rebele, ndersa ishulli vazhdon te kerkoje pavaresimin e tij nga Kina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA