Pas Toyota edhe Ford probleme me frenat
05/02/2010 00:50
Pas Toyota-s edhe gjigandi amerikan i prodhimit te makinave, Ford duket se ka probleme me sistemin e frenimit ne disa makina hibride.
Kompania amerikane njofton se do te riparoje 17.600 ekzemplare Mercury Milan dhe Ford Fusion. Ford sqaron se problemi ka ardhur gjate tranzicionit mes dy sistemeve te aplikuara te frenimit.
Megjithate ndryshe nga Toyota, e cila terhoqi nga tregu mbi 8 milion makina, Ford shprehet se modeli i tyre difektoz, fatmiresisht nuk eshte hedhur ne treg ende, duke u dhene kohe specialisteve te merren me korrigjimin e avarise.
Top Channel