Libri i Adolf Hitlerit “Mein Kampf” do ripublikohet ne Gjermani, 55 vjet pasi u hoq nga qarkullimi ne vendin e shkaterruar nga Lufta II Boterore.
Ky edicion do hidhet ne treg nga Instituti i Historise ne Mynih dhe do te propozohet nen nje optike kritike. Lajmin e ben te ditur radioja “Bayerische Rundfunk”.
Nuk perjashtohet mundesia qe Ministria e Financave te jape nje kontribut financiar per publikimin, ndersa komunitetet hebraike jane shprehur pro ketij projekti, ne menyre qe ata te mesojne gabimet e historise.
Volumi i pare i “Mein Kampf” u shkrua nga Hitleri ne vitin 1924 dhe ne te jepet programi politik, ndersa volumi i dyte u publikua ne vitin 1926. Ne vitin 1928 u gjet nje tjeter version i perqendruar ne politiken e jashtme, por publikimi u be ne vitin 2003 ne Britani nen titullin “Hitler’s second book: The unpublished sequel to Mein Kampf”.
Top Channel