Turqi, varroset e gjalle nga familja 16 vjecarja

04/02/2010 18:40

Eshte varrosur e gjalle nga familjaret pasi kishte lidhur miqesi me disa djem. Eshte kjo ngjarja absurde qe ka si protagoniste nje 16-vjecare nga Kahta, fshat ne provincen juglindore te Adijamanit, ne Turqi.

Kufoma e vajzes, ben te ditur agjencia e lajmeve “Anadolu”, u gjet nga policia e shtrire dhe me duar te lidhura ne nje grope dy metra te thelle te hapur ne oborrin e shtepise se familjes.

Policia e zbuloi trupin pas nje sinjalizimi 40 dite pas denoncimit te zhdukjes se vajzes, e identifikuar me inicialet M.M.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA