Tronditen tregjet financiar

04/02/2010 23:00

Termeti i fundit ne tregjet financiare kete radhe vjen nga Spanja, Portugalia dhe Greqia.

Ne te tre keto vende, tregjet e aksioneve rane ndjeshem ne nje moment paniku te investitoreve te shqetesuar nga aftesia e tyre per te pakesuar deficitin buxhetor.

Me i prekuri ishte indeksi i burses se Madridit, IBEX, qe ne shkembimet e pasdites humbi gati 6%, ai i Lisbones PSI ra 5%, ndersa ai i Athines  3%.

Efekti domino u ndje shpejt ne Europe, me bursen e Milanos qe humbi 3,45%, ndersa renie pesuan edhe aksionet ne bursat e Frankfurtit, Parisit e Londres.

Tkurrje prej 2 % u shenuan dhe ne Wall Street. Taksambledhesit e Greqise dhe punonjesit e doganave nisen nje greve dy ditore per te protestuar ndaj planit te qeverise per ngrirjen e rrogave te punonjesve te sherbimit civil dhe shperblimet e tyre. Athina i propozoi keto masa te marten per te shkurtuar dificitin buxhetor nga 12.7% ne 3% siç kerkohet nga Bashkimi Europian.

Por investitoret jane te shqetesuar se Greqise mund t’i duhet nje pakete shpetimi per te shmangur mospagimin e borxheve, ndersa Spanja dhe Portugalia mund te kene veshtiresi te ulin deficitet e tyre nen kufijte e caktuar nga Bashkimi Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA