Topi mirepret gatishmerine per dialog

04/02/2010 12:05

Dialogu mes forcave politike ne tryezen e presidentit duket se nuk do te jete shume larg.

“Presidenti i Republikes Topi, duke ndjekur me vemendje zhvillimet me te fundit politike ne vend, mirepriti gatishmerine dhe vullnetin e shprehur per dialog te Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe udheheqesit te opozites, Edi Rama”, thuhet ne nje njoftim te publikuar ne faqen zyrtare te Presidences.

Kreu i shtetit ne ditet ne vijim do te vendose kontakte paraprake te punes me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Po ashtu kontakte do te mbahen edhe me faktorin nderkombetar per te pergatitur temen e bisedimeve ne tryezen e perbashket.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA