Plani i Ministrise se Financave per te reduktuar me rreth 30 miliarde leke shpenzimet totale te buxhetit 2010 do te jape ndikim te te gjitha ministrite e linjes.
Nga llogaritjet paraprake te bera nga ekspertet e ministrise mesohet fakti se mesatarisht çdo institucion qendror do te kete rreth 30 per qind me pak fonde se plani i miratuar nga Kuvendi ne muajin nentor 2009.
Rishikimi i buxhetit 2010 erdhi si pasoje e ndikimeve ne ekonomi te krizes financiare, e cila tkurri rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto.
Nderkaq, te tjera detaje dalin nga ndryshimi i buxhetit, i cili po kalon ne nje proces aspak transparent.
Mesohet se qeveria ka miratuar tri variante te buxhetit dhe gjate rruges se zbatimit do te vendose se cilin skenar do te zgjedhe te zbatoje.
Fakti konfirmon jo vetem krizen ekonomike, por edhe ate profesionale, pasi brenda periudhes njemujore, ministria e ndryshoi dy here buxhetin, vendimi i fundit ligjeron tri variante, pa pasur ide te sakte se çfare do te ndodhe me tej.
Efektet
Ekspertja e financave, Adriana Berberi, kishte paralajmeruar qeverine qe te bente kujdes ne hartimin e buxhetit 2010, pasi treguesit ekonomike nuk konfirmonin rritje te qendrueshme.
“Viti 2009 pritet te mbyllet me 30 miliarde leke te ardhura manget, e ne kete pike buxheti 2010 duhet te jete me realist”, tha ish-ministrja e Financave.
Te njejten kerkese shfaqi Ermelinda Meksi, ish-ministre e Ekonomise, deputete e PS-se, e cila sugjeron ndryshimin e buxhetit. Ne fakt qeveria e ka ndryshuar buxhetin, i cili pritet te diskutohet ne Kuvend.
Ministria e Financave ka nisur zbatimin e planit te “bllokimit” te 20 miliarde lekeve investime, te parashikuara per kete vit, ku me te goditurit jane sektoret e infrastruktures rrugore.
Edhe borxhi 300 milione euro qe do te merret nga bankat ne maj, eshte parashikuar te perdoret per te shlyer kredine e Durres-Kukes, e cila eshte marre ne kohe krize me interesa teper te larta.
Shifrat
Per kete vit, qeveria kishte miratuar totalin e shpenzimeve ne masen e 410 miliarde lekeve, me nje tkurrje te lehte te fondit per investime, krahasuar me vitin 2009. Por varianti i ri parashikon nje buxhet prej afro 380 miliarde lekesh, ku shkurtimet e medha jane bere tek investimet.
Megjithate, sipas Ministrise se Financave, politika e rritjes se pagave dhe pensioneve nuk do te ndalet as kete vit, ndersa pritet nje shkurtim i borxhi publik, qe ne 2009-n u mbyll afer 59 perqindeshit te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Top Channel