Haiti, tjeter lekundje termeti
04/02/2010 18:55
Nje lekundje e re termeti 4.6 balle e shkalles Rihter ka tronditur Haitin. Epiqendra e lekundjes u lokalizua ne 10 kilometra thellesi dhe 40 kilometra larg kryeqytetit Port au Princ.
Nderkohe, jane mbi 200 mije viktimat e termetit te 12 janarit qe goditi ishullin e Karaibeve, ndersa 300 mije personat e plagosur.
Lajmin e ka bere te ditur kryeministri haitjan, Jean Max Bellerive, i cili ka saktesuar se nga te plagosurit 4 mije kane marre demtime serioze.
Qe nga dita e termetit shkaterrues, 482 mije persona kane lene kryeqytetin Port au Princ per t’u transferuar tek te afermit apo miqte ne qytetet me te aferta.
Top Channel