Haiti, 10 amerikanet njihen me akuzat
04/02/2010 22:35
Dhjete amerikanet e ndaluar pak dite me pare ne tentative per te kaluar ilegalisht kufirin mes Haitit dhe Republikes Domenikane u njohen zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tyre.
Sipas autoriteteve haitiane ata akuzohen per mashtrim dhe rrembim te minoreneve dhe per veprimtari kriminale ne bashkepunim.
Pas publikimi te akuzes se ngritur prokurori i pergjithshem haitian, Jean Ferge Joseph tha se tashme mbetet ne dore te gjyqtarit qe do te percaktohet per ceshtjen per te marre masen paraprake ndaj tyre, burgim pa afat.
Amerikanet u ndaluan me 33 femije ne kufirin me Republiken Domenikane duke i paraqitur ata si jetime, nderkohe qe pas verifikimeve disa prej tyre i kishin prinderit.
Top Channel