BSH: Ja rreziqet qe na vijne prej fqinjeve

04/02/2010 08:15

Tre-kater fqinjet tane qe perbejne edhe partneret kryesore tregtare vijojne te vuajne pasojat e krizes ekonomike dhe financiare boterore, gje qe pritet te rendoje edhe ne ecurine e ekonomise shqiptare gjate vitit 2010, beri te ditur Banka e Shqiperise ne nje analize te publikuar te Raporti i Politikes Monetare.

Sipas raportit, Italia ka dhene shenjat e para te rimekembjes, por Greqia, Turqia e Maqedonia vijojne te shenojne norma negative te rritjes ekonomike.

“Gjate gjysmes se dyte te vitit, aktiviteti ekonomik ne Itali ka regjistruar shenjat e para te rimekembjes. Keshtu, gjate tremujorit te trete te vitit u shenua ritem pozitiv rritjeje te PBB-se pas 5 tremujoresh kontraktim te njepasnjeshem. Norma e papunesise vijon prirjen rritese dhe per muajin nentor ajo regjistroi vleren 8.3 per qind. Inflacioni mesatar vjetor per gjysmen e dyte te vitit ishte 0.5 per qind”, thote BSH.

Ekonomia e Greqise, gjate gjysmes se dyte te vitit 2009, ka shfaqur shenja te ngadalesimit ekonomik, pas nje periudhe krahasimisht te kenaqshme rritjeje gjate gjysmes se pare te tij. Keshtu, tremujori i trete i vitit regjistroi nje kontraktim te PBB-se me perafersisht 1.7 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes.

Kontributin kryesor ne kete kontraktim e dhane renia e investimeve agregate dhe renia e eksporteve, te cilet u zvogeluan me perkatesisht 18.6 dhe 21.7 per qind ne terma vjetore. Per sa i perket tremujorit te katert te vitit, te dhenat me te fundit deshmojne per nje perkeqesim te metejshem te aktivitetit ekonomik. Norma mesatare vjetore e inflacionit per gjysmen e dyte te vitit ishte 1.5 per qind.

Ecuria ekonomike e Greqise dhe Italise perben shqetesim te veçante per Shqiperine. Inflacioni i shenuar ne keto vende pasqyrohet edhe ne ekonomine shqiptare per shkak te volumit te madh te importeve.

Papunesia ne keto vende paralajmeron edhe per prurjet e remitancave nga emigrantet. Turqia dhe Maqedonia, qe jane gjithashtu partnere te rendesishem tregtare, vijojne te vuajne njekohesisht nga renia ekonomike, rritja e papunesise dhe rritja e çmimeve.

Ekonomia e Turqise duket se e ka marre kthesen ne tremujorin e trete te vitit 2009, megjithate inflacioni ka arritur ne 5.1 per qind ndersa papunesia eshte rritur ndjeshem. Maqedonia po vuan nga renia e ndjeshme e kerkeses konsumatore, si nga sektori privat, ashtu edhe nga ai publik. Kjo situate ka sjelle edhe inflacion negativ per kete periudhe.

Lajmi i mire vjen nga Kosova. Ekonomia kosovare eshte me pak e prekura nga kriza boterore, kryesisht per shkak se eshte edhe vendi me i varfer i Europes. Remitancat nga emigrantet kane rene, megjithate rritja ekonomike vijon te jete e konsiderueshme. Ekonomia e Kosoves eshte veçanerisht e rendesishme per ecurine e sektorit te turizmit ne Shqiperi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA