Behet realitet plani i Tatimeve, per t’i vendosur te gjitha raportet me biznesin permes sistemit elektronik.
Qeveria miratoi dje vendimin per ta bere te detyrueshem deklaraten tatimore permes formes elektronike, duke u bazuar ne ligjin per procedurat tatimore.
Sipas vendimit, deklarimi i detyrueshem do te kryhet vetem nepermjet formes elektronike, te deklaratave tatimore dhe te dokumenteve te tjera tatimore.
Futja e biznesit te vogel ne skemen elektronike nuk ishte parashikuar me pare dhe pritet te kete debate, pasi subjektet fizike nuk kane kapacitet e duhura.
Sipas Ministrise se Financave, objekt i ketij vendimi do te jene ato deklarata tatimore, qe jane “deklarimi i pageses se TVSH-se, pageses se tatimit mbi te ardhurat nga punesimi, pageses se tatimit mbi fitimin dhe pageses se kontributeve per sigurimet shoqerore e shendetesore”, kurse dokumente tatimore, ne kuptim te ketij vendimi, jane librat e blerjes dhe te shitjes.
Subjektet e regjistruara prane Drejtorise Rajonale te Tatimpaguesve te Medhenj duhet te bejne dorezimin e deklaratave tatimore dhe te librave te blerjes e te shitjes, vetem nepermjet formes elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, nga data 1 janar 2010.
Kurse subjektet e regjistruara per TVSH-ne dhe tatimin mbi fitimin, te regjistruara prane drejtorive rajonale tatimore duhet te bejne dorezimin e deklaratave tatimore dhe te librave te blerjes e te shitjes, vetem nepermjet formes elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, data 1 mars 2010.
Subjektet e regjistruara per TVSH-ne dhe subjekt i tatimit mbi te ardhurat personale per biznesin e vogel duhet te bejne dorezimin e deklaratave tatimore, vetem nepermjet formes elektronike, duke filluar nga data 1 korrik 2010.
Entet shteterore jane te detyruara te paraqesin deklaratat tatimore per tatimin mbi te ardhurat personale, sigurimet shoqerore dhe shendetesore, vetem nepermjet formes elektronike, duke filluar nga periudha tatimore, data 1 mars 2010.
Top Channel