Uraniumi, Irani ndryshon qendrim

03/02/2010 12:45

Irani kerkon te sfidoje autoritetet nderkombetare te energjise berthamore duke propozuar qe uraniumin qe perdoret prej tyre ta pasurojne jashte.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha per televizionin shteteror se nuk ka asnje problem qe procedura e pasurimit te zgjase disa muaj dhe me pas uraniumi te kthehe ne atdhe.

“Ne do te firmosim nje kontrate dhe do t’ua japim 3.5 perqind te uraniumit per ta pasuruar ne nivel 20 perqind ne 4 ose 5 muaj. Nese nuk na e kthejne uraniumin atehere do te humbase besueshmeria e Agjencise Nderkombetare per Energjine Atomike. Pas kesaj do te jemi te lire te mbeshtetemi ne forcat tona”, tha Ahmadinexhad.

Per analistet ky eshte nje kthim i qendrimit te Iranit.

Nderkohe Shtepia e Bardhe deklaroi se nese kjo eshte nje oferte e re atehere Shtetet e Bashkuara do te jene te gatshme ta degjojne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA