Roskovec, kolektori grumbullon mbetje ne Seman

03/02/2010 19:55

Kolektori i Roskovecit grumbullon nje sasi te madhe mbetjesh hidrokarbure qe shkarkohen ne lumenj nga indsutria e naftes ne zonen e naftembajtese Patos Marinze.

E gjithe kjo ndotje shkarkohet ne plazhin e Semanit. Aq e madhe eshte kjo sasi, sa ne nje zone rreth 1 kilometra larg plazhit te Semanit eshte krijuar nje ishull vetem nga mbetjet plastike te ngjitura me njera-tjetren nga nafta dhe bitumi.

Mbi kete shtrese mbetjesh nje njeri mund te ece pa friken e fundosjes ne uje. Kompanite si Albpetrol por edhe kompanite e huaja qe shfrytezojne puset e naftes ne kete zone, shkarkojne mbetjet e naftes dhe bitumit ne ujrat qe mblidhen nga kolektori i Roskovecit. Ky kolektor kalon ne disa dhjetra fshatra duke shkakruar nje ndotje dhe deme te madhe per ekologjine e gjithe zones perreth.

Megjithe kerkesen e vazhdueshme te komunes Topoje dhe gjobat e vendosura nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit, kompanite vazhdojne te shkarkojne ne menyre sistematike mbetjet e naftes ne uje.

Pastrimi rreth 2 vjet me pare i kolektorit me nje fond prej 600 milione lekesh, akorduar nga Qeveria Shqiptare, pervec thellimit te shtratit te tij, ka lehtesuar se tepermi shkarkimin e mbetjeve hidrokarbure ne plazhin e Semanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA