Partia Socialiste ka rikonfirmuar qendrimin se kerkesa per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar, i cili ka mjete dhe instrumenta hetimore te pakufizuar nga ana e mazhorances eshte teresisht ligjore dhe ne perputhje me vendimet e Gjykates Kushtetuese.
Sipas deputetit Saimir Tahiri asnje institucion tjeter nuk ka ne veprimtarine e tij kushtetuese hetimin e zgjedhjeve , hetimin e zbatimit te ligjit zgjedhor apo hartimin e rekomandimeve dhe nismave ligjore per te permiresuar kete situate duke parandaluar perseritjen e manipulimeve ne te ardhmen.
“Te hetosh manipulimin e zgjedhjeve, te hetosh nepermjet provave te padikutueshme nese manipulimi zgjedhor vjen si pasoje e nje sipermarrjeje te organizuar apo fenomen spontan, te hetosh se si mund te permiresohet kjo gjendje eshte nje tager absolut dhe prerogative e padiskutueshme e kuvendit nepermjet nje komisioni parlamentar”, u shpreh Tahiri.
Per socialistet cdo skeme tjeter e mazhorances per te anashkaluar hetimin e plote e te vertete te zgjedhjeve te 28 qershorit nga ana e opozites do te minoje perfundimisht tryezen e dialogut mes paleve, moment ky qe sipas deputetit Tahiri do te percaktonte largimin perfundimtar te kryeministrit Berisha.
“Duhet theksuar se cdo iniciative e njeanshme e maxhorances per te hetuar vete ajo zgjedhjet do te jete antikushtetuese dhe do e minoje njehere mire e tryezen e dialogut mes paleve”, theksoi Tahiri.
Zoti Tahiri theksoi se Partia Socialiste nuk do te nderprese bojkotin deri ne momentin kur mazhoranca do te lejoje hetimin e plote te zgjedhjeve , dhe ne kete situate tha ai asnje deputet nuk do te humbe mandatin e tij dhe nuk do te terhiqet as perballe presionit te shumices dhe as deklaratave te grupit te 3 deputeteve te kryesuar nga Blushi .
Top Channel