Disa shkolla dhe konvikte ne qytetin e Peshkopise ne keto dite kur temperaturat kane shkuar 8 grade nen zero kane probleme serioze me ngrohjen.
Ne shkolla 9-vjecare dhe gjimnaze thuhet se ngrohja behet me dru zjarri por ne depot e druve te disa prej tyre nuk ka me asnje meter kub per t’u perdorur.
E njejta situate eshte edhe ne filialin e universitetit Aleksander Moisiu ne kete qytet ku studentet mblidhen te gjithe rreth ngroheseve me energji elektrike per t’i bere balle temperaturave te acarta. Po situate duket se eshte me e rende ne konvikte.
Bashkite jane pergjegjese per kushtet ne shkollat 9-vjecare. Nxenesit qe jetojne ne keto konvikte thone se po detyrohen te largohen per shkak te pamundesise per te perballuar temperaturat e ulta.
Top Channel