Parlamenti Europian shkel MSA-ne, duke mos ngritur nje komitet BE- Shqiperi, jashte struktures se vjeter te delegacionit per Ballkanin.
9 muaj pas hyrjes ne fuqi te kesaj marrveshjeje, PE vendosi te mos krijoje strukturen e posacme, sic e kerkon neni 10 dhe 122 i MSA-se. “Konferenca e kryetareve te delegacioneve vendosi se komiteti i perbashket i stabilizim-asociimit me Shqiperine do te jete brenda Delegacionit te Parlamentit Europian me Europen Juglindore. Kjo do te thote se brenda ketij delegacioni do te kemi nje komitet special me nuk e di…13 apo 15 anetare qe do te merren me koleget nga Shqiperia”, shprehet kreu i Delegacionit Europarlamentar per Ballkanin, Edwart Kukan.
Ndersa Maqedonia dhe Kroacia, pas hyrjes ne fuqi te MSA-ve respektive, gezojne komitete te vecanta, jashte delegacionit per Ballkanin, per Shqiperine eshte lene ne fuqi e njejta strukture qe ekzistonte perpara ratifikimit te MSA-se, duke shtuar vetem nje pike diskutimi ne mbledhjet rutine, zbatimin e kesaj marrveshjeje. Takimi i pare pritet te mbahet gjate muajit prill.
“Nuk ishte nje ceshtje politike por thjesht fakti qe ne nuk kishim kapacitete te mjaftueshme per te krijuar delegacione te reja, per kete arsye i mbetemi Delegacionit Europarlamentar per Ballkanin, ne te cilin Shqiperia eshte njera pale”, shprehet europarlamentarja Doris Pack. Si gjate legjislatures paraardhese dhe ne kete aktualen, Parlamenti Europian mundi te gjente kapacitetet e nevojshme per te ringritur Komitetet e Perbashketa Parlamentare me Kroacine dhe Maqedonine, ndersa ka vendosur te perdore strukturat e vjetra vetem per rastin e Shqiperise.
“Shqiperia nuk duhet te frikesohet nga kjo gje, eshte vertet nje problem teknik ne Parlamentin Europian, nuk do te thote se ne nuk jemi te interesuar per Shqiperine, me besoni. Ju mund te ndjeni qe kjo nuk eshte e ndershme, por ky ishte vendimi politik qe u mor dhe kjo gje do te perdoret dhe ne te ardhmen me vendet e tjera”, shton Pack. Deklarata per vendim politik nga kreu aktual i Delegacionit per Ballkanin, Edwart Kukan, bie ndesh me ate te paraardheses se tij Doris Pack, sipas se ciles behet fjale per nje problem teknik te Parlamentit.
Nderkohe, mbetet per t’u pare nese kjo qe i ndodhi Shqiperise do te vleje dhe per Serbine apo Malin e Zi, kur marreveshjet respektive te stabilizim-asociimit me keto dy vende do te hyjne ne fuqi. Ne anen tjeter, argumentet teknike qe ofrohen nuk shpjegojne pozicionin e privilegjuar te Kroacise dhe Maqedonise, duke bere qe Shqiperia te jete vendi i pare ne rajon pa komitet te vecante jashte Delegacionit per Ballkanin sipas detyrimeve qe burojne nga hyrja ne fuqi e MSA-se .
Top Channel