Rrezikohet jeta e femijeve te nje kopshti ne qytetin e Patosit.
Nje zjarr i madh qe ka perfshire ndertesen dy kateshe te kopshtit nr.1 ne lagjen “1 Maji” te qytetit naftetar, ka rrezikuar seriozisht jeten e 150 vogelusheve qe e frekuentojne ate.
Edukatoret sebashku me rojen e kopshtit, i cili pikasi i pari zjarrin, kane nxjerre jashte me shpejtesi femijet.
Me te rrezikuar kane qene ata te katit te pare, ku edhe u shfaq vatra e zjarrit. Megjithe tmerrin e madh, femijet per fat te mire nuk kane pesuar lendime.
Flaket kane vazhduar per rreth 30 minuta duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale. Rreth 80 shtreter ne katin e pare jane djegur plotesit, nderkohe qe nga flaket jane perfshire edhe te gjitha mjetet mesimore dhe orendite qe sherbenin per edukimin e femijeve.
Sipas hetimeve te para mendohet se shkak i zjarrit ka qene nje shkendije elektrike.
Top Channel