Ulja e ndjeshme e temperaturave ka shkaktuar ngrica pothuajse ne te gjithe vendin por situata me e veshtire duket ne veri, verilindje dhe juglindje te vendit por edhe ne zonat e tjera malore te cilat pervec debores ka shume probleme edhe me akullin.
Akset rrugore me te prekura ku rekomandohet te behet kujdes jane rruget Tirane-Kukes, Shkoder-Puke, Tirane-Peshkopi, Tirane-Korce, Korce-Pogradec, ne disa segmente te ketyre rrugeve ka ende zona te mbuluara nga akulli.
Nderkohe jane me dhjetera akset rurale qe kane shfaqur probleme me akullin. Ndermarrjet e rrugeve jane duke hedhur kripe per te evituar aksidentet per shkak te rreshkitjeve. Policia nderkohe rekomandon drejtuesit e mjeteve qe te levizin te pajisur me zinxhire dhe me shpejtesi te ulet.
Top Channel