Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, ka inspektuar landfillin e ngritur ne Sharre per perpunimin e mbeturinave te kryeqytetit qe shkarkohen atje.
Rama tha se ky landfill po ndikon dukshem ne permiresimin e ajrit pasi ka reduktuar ndjeshem ndotjen qe shkaktohej nga djegia e mbeturinave ne ambient te hapur.
“Transformimi i kesaj fushe, e cila eshte ne kujtesen e te gjithe qytetarve si nje nga pikat me te veshtira dhe me te demshme te kryeqytetit, ne nje landfill modern i permasave bashkekohore eshte shprehje e nje transformimi teresor ne funksion te jetes se qytetareve”, u shpreh Rama.
Ne Sharre depozitohen rreth 1000 ton mbetje ne dite te cilat mblidhen ne kryeqytet, transportohen atje, ngjishen dhe trajtohen deri ne destinacion final qe eshte mbulimi me dhe.
I gjithe procesi kontrollohet nga specialiste te mjedisit me qellim eleminimin e efekteve te demshme qe mund te kene keto mbetje urbane per mjedisin afer landfillit dhe per kryeqytetin.
Top Channel