Kriza, negociojne ambasadoret

03/02/2010 15:00

Kriza politike angazhon ambasadoret e huaj ne Tirane. Pothuajse ne te njejten ore, kryeministri Berisha dhe kreu socialist Edi Rama kane pritur ne zyre diplomatet kryesore te akredituar ne Shqiperi. (UPDATE)

Kreu i mazhorances ka patur nje takim te gjate me ambasadorin spanjoll, Montobio, ne cilesine e vendit qe mban presidencen e BE-se dhe ambasadorin e komisionit europian Lohan.

Nje takim pa kamera dhe i palajmeruar qe ka zgjatur me shume se nje ore.

Burime zyrtare prane diplomateve te huaj thone se ishte nje  takim pune, por te tjera burime thane se ne qender te diskutimeve kane qene rekomandimet e rezolutes se Keshillit te Evropes dhe modalitetet se si  mund te gjendet nje zgjidhje per krizen politike

E ndersa europianet flisnin me Berishen, ambasadori amerikan ka preferuar te diskutoje me Ramen ne zyren e ketij te fundit ne bashkine e kryeqytetit.

Te dy si Rama dhe Withers kane qene hermetike per mediat duke mos dhene asnje deklarate.

Withers eshte mjaftuar te thote se e kishte pyetur Ramen per viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ne te dyja zyrat, si ne ate te kryeministrit ashtu edhe ne ate te kreut te bashkise, nderkombetaret kane kerkuar qe kriza politike te zgjidhet me dialog ne tryezen e presidentit dhe jo ne rruge te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA