Kriza, KE miraton planin per Greqine
03/02/2010 14:00
Komisioni Evropian ka miratuar sot planin e Greqise per reduktimin e deficitit buxhetor, qe eshte 4 here me i larte se kufiri prej 3 perqind i vendosur nga BE.
Lajmin e bejne te ditur agjencite ballkanase, sipas te cilave krahu ekzekutiv i BE ka nisur edhe nje hetim ndaj autoriteteve greke, per pabesueshmerine e statistikave te tyre ekonomike.
Sipas burimeve, plani i miratuar parashikon nder te tjera ngrirjen e nivelit te pagave ne sektorin publik dhe rritjen e moshes se pensionit.
Deficiti buxhetor i Greqise ka ngritur pikepyetje mbi stabilitetin e monedhes se perbashket evropiane.
Top Channel