Raporteri per Shqiperine, Jaakko Laakso, ne nje interviste per BBC-ne ka deklaruar se eshte e rendesishme qe bojkoti i parlamentit nga opozita te perfundoje. Ai ka theksuar se ne daten 22 shkurt do te mberrije ne Shqiperi nje delegacion i KiE-se, per te ndermjetesuar zgjidhjen e krizes.
“Misioni yne ka te beje me krizen politike ne Shqiperi. Ne po perpiqemi te japim ndihmesen tone per te inkurajuar fillimin e dialogut politik midis paleve kryesore si dhe per te ndihmuar ne gjetjen e nje zgjidhjeje lidhur me çeshtjen e bojkotimit te parlamentit. Çdo deputet qe eshte zgjedhur, mund dhe duhet te jape kontributin e tij ne parlament”, eshte shprehur Laakso.
“Po, kriza politike po vazhdon dhe ne jemi te shqetesuar se kjo krize politike mund te acarohet. Objektivi yne kryesor eshte qe, para se gjithash, te parandalojme acarimin e situates dhe, siç e permenda, te ndihmojme per fillimin e nje dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbeshtesim perpjekjet e presidentit Topi. Ne mendojme se ai eshte ndermjetesi kryesor dhe te gjithe aktoret e tjere duhet ta mbeshtesin presidentin”, theksoi Laakso.
“Ne mendojme se do te jete e nevojshme qe te takohemi me perfaqesuesit e partive politike, jo thjesht qe ata te kene mundesine te na sqarojne se ku qendron problemi dhe se çfare idesh kane per te gjetur nje zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet te kemi edhe nje takim te perbashket me te gjitha forcat kryesore politike”, shtoi ai.
Ai theksoi se presidenti Bamir Topi eshte nje faktor i rendesishem per t’i dhene fund ngercit politik qe ka perfshire Shqiperine.
“Me duhet te them se ne jemi takuar me te ne te gjitha vizitat qe kemi pasur ne Shqiperi. Mendoj se ai ka luajtur nje rol pozitiv dhe, ne fakt, partite kryesore politike duhet te kontribojne qe roli i tij si ndermjetes te jete me i madh. Mendoj se e gjithe bashkesia nderkombetare ka te njejten qasje si Keshilli I Evropes se ne jemi ne mbeshtetje te rolit ndermjetesues te presidenti Topi, ne menyre qe ai te luaje nje rol me te madh”, tha Laakso.
Top Channel