Eurodeputeti slloven, Jelko Kacin ka deklaruar se Serbia dhe Kroacia jane ato vende te Ballkanit qe kane mundesite me te medha per t’u afruar me Bashkimin Evropian.

Sipas Kacin, Serbia ka kapacitetet e duhura per te hedhur hapa te metejshem drejt integrimit ne BE, por kjo rruge eshte e kushtezuar nga bashkepunimi i saj me gjykaten e Hages, ashtu si dhe per Kroacine.

“Serbia ka potencialin dhe kapacitetin me te madh qe ne rrugen drejt BE-se te beje progres te jashtezakonshem dhe te pershpejtoje afrimin e saj”, ka pohuar Kacin.

Ai ka shtuar me tej se do te ishte ne te mire te Serbise nese autoritetet e ketij vendi do te arrestonin te kerkuarit per krime lufte Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA