Gjykata: Rihetim vrasjes ne Itali

03/02/2010 19:45

Nje vit pasi i kerkoi Prokurorise se Tiranes te zbardhte vdekjen e nje gruaje ne nje fshat te kryeqytetit, gjykata urdheron serish organin e akuzes te hape hetimet per vdekjen e nje te riu shqiptar ne Itali.

Nisur edhe nga faktet e reja qe kane dale mbi vdekjen e Endrit Zenelit ne Bolonja, gjykata ka kerkuar marrjen ne pyetje te disa deshmitareve qe aktualisht ndodhen ne Shqiperi. Ankesa ne gjykate mbi pasivitetin e prokurorise eshte bere nga Xhevat Zeneli, babai i viktimes, i cili per shkak te nje vize e ka te pamundur ta ndjeke ceshtjen ne vendin fqinj.

“Ka nje konvente qe parshikon se per nje ngjarje qe ndodh ne nje vend tjeter, mund te hetohet nga vendi perkates kur ka detaje te reja”, shprehet avokati Vladimir Germenji. Konkretisht me urdher te gjykates, prokuroria duhet te pyese edhe nje femer e cila eshte e dashura e njerit prej njerezve qe eshte konfliktuar me viktimen diten e ngjarjes. Sipas versionit qe babai i te ndjerit ka mbajtur ne gjykate, behet fjale per nje mosmarreveshje ne fis per shkak te nje borxhi.

Ndersa i ndjeri ka shkruar te takohet me palen tjeter ne Itali, ai nuk u kthye me i gjalle, ne nje kohe qe pas hetimeve Italia e arkivon ngjarjen duke e cilesuar si nje vdekje te dhunshme. Nje vit me pare, pasi prokuroria kishte pushuar hetimet per vdekjen e Mimoza Goges, nene e 2 femijeve, gjykata leshoi urdherin per rihapjen e tyre, nderkohe qe me vone u vu ne pranga bashkeshorti i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA