Franca: Koha per te reaguar ndaj Iranit

03/02/2010 23:15

Franca kerkon masa te rrepta kunder Iranit pas refuzimit te disa ofertave per dialog mbi ceshjten e programit berthamor prej Republikes Islamike.

Ne nje deklarate per mediat franceze, kryeministri Fransua Fillon, u shpreh me nje gjuhe te ashper ndaj Teheranit.

“Regjimi iranian nuk i mori parasysh ofertat tona per dialog dhe tani ka ardhur koha te reagojme”, tha Fillon.

Kryeministri francez kerkoi sanksione me te forta dhe qe te zgjasin deri ne momentin qe autoritetet iraniane te detyrohen te ulen ne bisedime mbi ceshtjen e programit berthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA