Kriza nderkombetare e ka detyruar biznesin shqiptar te tradhetoje partneret e hershem per te gjetur te rinj, te cilet jane treguar me te gatshem per te blere prodhimet shqiptare.
Sipas te dhenave me te fundit te tregtise nga Instituti i Statistikes eksportet shqiptare me vendet tradicionale si Greqia dhe Italia rane perkatesisht me 24 perqind dhe 9 perqind.
E dukshme eshte renia e eksporteve drejt ketyre vendeve e vecarisht ne prodhimet me material gjysme te gatshem per kepuce dhe tekstile. Renie te fluksit te mallrave pati edhe drejt Kosoves dhe Maqedonise, qe edhe pse ishin te leverdisshme nga pikepamja e kostos se transportit keto dy vende nuk treguan afeksion per produktet shqiptare.
Por cilat ishin tregjet e reja qe ne kete kohe krize ishin edhe varka e shpetimit per prodhuesit vendas?
Te dhenat zyrtare tregojne se si rrallehere deri ne fund te muajit nentor te vitit 2009, eksportet shqiptare, pasi braktisen tregjet fqinje europiane i drejtuan drejt Kines. Shitjet ne kete vend u rriten gati 40 perqind ku pjesen me te madhe e zinin produktet minerale.
Nje partner i shumekerkuar por i gjetur rishtaz ne Europe per prodhimet shqiptare ne kulmin e krizes ekonomike u shfaq Gjermania. Sipas te dhenave eksportet si 9 mujor me kete vend u rriten 15.5 perqind me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2008. Por surprize mbetet kerkesa e Zvicres. Eksportet shqiptare ne kete vend u rriten ne shifren rekord 190 perqind. Por per shkak te sasive te pakta, tregtia me kete vend mbetet e ulet.
Rezultatet e fundit per harten e eksporteve shqiptare, sipas eksperteve, tregon se kriza ndihmoi biznesin vendas qe te kerkoje tregje te reja pertej atyre tradicionale dhe te rrise shanset qe ne periudhe me te qete ekonomike te kete rritje cilesore te eksporteve nderkohe qe kriza demonstroi se cilat jane produktet shqiptare te cilat biznesi shqiptar mund te kete nje avantazh konkurues ne tregjet nderkombetare.
Top Channel