Biblioteka, “boom” lexuesish

03/02/2010 18:45

Numri i personave te interesuar per te lexuar gjate vitit qe u mbyll eshte shtuar, nderkohe qe edhe ne fillimet e 2010-es interesi duket i larte.

Kjo rezulton sipas statistikave te Bibliotekes Kombetare. Bazuar ne to, grupet e antaresuara dhe qe e frekuentojne me shume jane studentet, kryesisht ata te lendeve shoqerore dhe te papunet.

Sipas eksperteve, disa shkaqe qe kane rritur kerkesen e antaresimeve prane Bibliotekes Kombetare jane mosfunksionimi i mire i bibliotekave publike dhe i atyre shkollore, cmimet e larta te librave, por edhe fondi i pasur i kesaj biblioteke, qe u mundeson studenteve konsultimin e tyre dhe huazimin.

“Ka edhe pensioniste por edhe te papune qe vijen studiojne per ekonomine apo per te drejtat e grave”, shprehet Nermin Shehu, shefe e sherbimeve ne biblioteke. Perpos specialisteve, pedagogeve dhe mesuesve, nje tjeter kategori frekuentuesish jane edhe pensionistet, qe sipas te dhenave huazojne jo vetem libra te se kaluares, por edhe bashkekohore e ne gjuhe te huaj.

Biblioteka Kombetare ofron mbi 1 milion vellime dhe sherbime internet falas deri ne 30 minuta per te antaresuarit. Ndryshe nga institucione te tjera kombetare, eshte e pajisur me nje faqe interneti dhe eshte pjese e Bibliotekes Europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA