Sejdiu ne Turqi, takim me Gyl e Erdogan
02/02/2010 10:25
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ndodhet per nje vizite zyrtare ne Ankara, ku do te takohet me autoritetet me te larta te Turqise.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Sejdiu do te takohet me homologun Abdullah Gyl, kryeministrin Erdogan, kreun e Parlamentit turk, si dhe ministrin e Jashtem te ketij vendi.
Gjate vizites pritet te nenshkruhen disa marreveshje, mes te cilave spikat ajo ne fushen e bashkepunimit ekonomik.
Gjithashtu, pritet te konfirmohen marredheniet e mira mes dy vendeve, duke qene se Turqia ka qene nje nder vendet e para qe kane njohur pavaresine e Kosoves.
Top Channel