Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë
Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes, Thorbjorn Jagland, i cili eshte nje prej pjesetareve te misionit special qe do te vizitoje Shqiperine ne ditet e ardhshme, ka qene dje ne Spanje, vend i cili mban presidencen e radhes ne BE.
Sipas axhendes zyrtare, zoti Jagland ka marre pjese ne aktivitetin per hyrjen ne fuqi te Konventes Europiane per te drejtat e njeriut.
Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes ka mbajtur edhe nje fjalim rasti ne ceremonine e hapjes se konferences.
Por burime diplomatike kane bere te ditur se Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes ka pasur konsultime me diplomate dhe zyrtare te rendesishem te Madridit ne lidhje me misionin e posaçem ne Shqiperi per dhenien fund te krizes politike.
Zyrtari i Strasburgut eshte konsultuar ne lidhje me veprimin e koordinuar te te gjithe organizmave europiane per te arritur nje sukses ne Shqiperi.
Ne fakt, edhe pse rezoluta u miratua nga Asambleja parlamentare e Keshillit te Europes, per te ka pasur nje koordinim te plote mes faktoreve me te rendesishem politike te Bashkimit Europian, te cilet perbejne edhe zemren vendimmarrese te KiE-se.
Top Channel