Haiti, 10 amerikanet para gjykates
02/02/2010 04:50
Dhjete amerikanet e ndaluar ne kufirin mes Haitit dhe Republikes Domenikane per trafik femijesh dolen para organeve te drejtesise ne Haiti.
Te gjithe te ndaluarit ne daljen e pare para gjykatesve ne Port au Prince mohuan akuzat dhe deklaruan se ishin ne Haiti per te ndihmuar femijet ne nevoje.
Lajmi njoftohet prej Departmanetit te Shtetit i cili shton se po studiohen me kujdes te gjitha levizjet e 10 te ndaluarve ne Haiti per te zbardhur nese ata jane pjese e ndonje rrjeti me te gjere trafiku.
Dhjete amerikanet e ndaluar nen petkun e misionareve humanitare tentuan kalimin e 33 femije per ne Republiken Domentikane.
Top Channel