
Presidenti turk Abdullah Gyl i ka premtuar homologut te tij kosovar Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet per nje vizite ne Ankara, mbeshtetjen e metejshme te Turqise ndaj Kosoves.
Gjate takimit te zhvilluar, Gyl vleresoi marredheniet dypaleshe, si dhe progresin e arritur nga Kosova pas shpalljes se pavaresise.
“Popujt e dy vendeve tona jane ne solidaritet te plote me njeri-tjetrin. Ne e mbeshtesim Kosoven ne te gjitha forumet nderkombetare ne te cilat marrim pjese dhe do te vazhdojme ta bejme kete perhere, duke lobuar kudo per njohjen e pavaresise se Republikes se Kosoves nga sa me shume vende”, ka pohuar Gyl.
Presidenti turk ka vleresuar me nota pozitive numrin e njohjeve te pavaresise te arritur deri tani, 65, si dhe anetaresimin e shtetit te ri ne institucione si Banka Boterore dhe FMN.
Ai ka shprehur bindjen e tij se procesi ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise do t’i jape shtyse njohjeve te metejshme te pavaresise.
Nga ana e tij presidenti Sejdiu ka falenderuar Gyl per pritjen ne Ankara, si dhe i ka shprehur mirenjohjen e tij Turqise dhe popullit te saj per mbeshtetjen e jashtezakonshme.
“Ju jeni pjese e historise se Kosoves ne rrugen drejt pavaresise. Na jeni gjendur prane ne oret me te liga te historise sone dhe po na ndihmoni edhe sot, si ne procesin e njohjeve, ashtu dhe ne ate te zhvillimit ekonomik. Prandaj ne jemi te angazhuar qe marredheniet tona te intensifikohen edhe me tej”, eshte shprehur Sejdiu.
Top Channel