Reshje bore ne verilindje te vendit
01/02/2010 12:55
Reshje te konsiderueshme debore kane rene paradite ne zonen e verilindjes e vendit, vecanerisht ne Peshkopi, Bulqize dhe Burrel.
Prej disa ditesh ne kete zone po punojne debore-pastrueset qe po hapin rruget nacionale dhe ato rurale nga debora qe bie vazhdimisht.
Ne disa zona trashesia e debores ka arritur ne 40 centimetra dhe me te rrezikuara jane komunat e Ostrenit, Trebishtit, Klenjes, Martaneshit. Ne keto komuna ka patur edhe nderprerje te energjise elektrike.
Probleme me energjine raportohen edhe ne Shupenze, Gjorice, Maqellare, Mugur, Luzni, Selisht, Arras, Kala e Dodes, Sllove, Reç dhe shume fshatra te tjera te thella ne te cilat trashesia e debores arrin ne 1 meter duke paralizuar cdo levizje.
Top Channel