Rama: Dialog dhe hetim

01/02/2010 19:35

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar ne nje interviste per Top Channel se opozita eshte e gatshme te ulet ne nje tryeze dhe te dialogoje per zgjidhjen e krizes, por ka hedhur dyshime mbi vullnetin e kryeministrit Berisha.

“Une jam shprehur qarte, pa asnje ekuivok, se jam i gatshem te ulem ne kete tryeze per te hapur nje dialog qe do te zgjidhe krizen politike. Ndersa nga pala tjeter nuk ka asnje angazhim per dialogun, por vetem fjale qe fshehin pavendosmerine dhe mungesen e qarte te vullnetit per te hapur nje dialog dhe per te shmangur krizen, te cilen shpresoj se do te zgjidhet me ane te arsyes”, ka pohuar Rama.

Rama kembengul ne idene e hetimit ne themel te zgjedhjeve, duke e cilesuar hapjen e kutive nje te drejte kushtetuese te Kuvendit.

“Berisha eshte njeriu i fundit ne Shqiperi qe duhet te flase per Kushtetuten. E ka shkelur 33 here dhe jane 16 atentate qe jane anuluar nga Gjykata Kushtetuese. Kerkesa jone nuk ka te beje as me gjykaten, as me vendimin e gjykates te cilit i referohet Berisha, por me te drejten e Parlamentit per te hetuar cdo ceshtje te nje rendesie te vecante. Kjo eshte ceshtja e ndershmerise se zgjedhjeve dhe ka nje rendesi te vecante. I leme spekullimet, te ulemi per te zgjidhur krizen, te hapim kutite dhe te largohemi nga ajo pjese qe po na mban te lidhur me kete situate. Duhet nje proces i ndershem zgjedhor ku vendos populli”, ka nenvizuar Rama.

Pas ketyre hapave, deklaroi kreu socialist, opozita eshte gati te debatoje dhe te jape konsensus per reformat e medha ne vend.

“Ne menyre qe keto detyrime te zbatohen ne funksion te interesit te Shqiperise eshte e domosdoshme te cmontohet mekanizmi keqberes i zgjedhjeve ne Shqiperi dhe t’i hapet rruge nje procesi demokratik qe zhvillohet ne Parlament, por duke marre parasysh faktin se Parlamenti vlen si vendi i perfaqesuesve te popullit, per aq kohe sa vota nuk e ka humbur fuqine e saj. Nese kjo fuqi humbet, i takon popullit te marre fuqine ne dore”, ka theksuar Rama.

Me tej kryetari i PS ka shprehur bindjen e tij se nisma e partise se tij gezon mbeshtetjen e qytetareve shqiptare, nderkohe qe per deputetet e Levizjes per Mendimin Ndryshe ka shtuar se ata po veprojne sipas interesave te Berishes.

“Nuk besoj se ka sot ndonje qytetar te ketij vendi qe te kete nevoje per shpjegime ne kete pike. Rruga e tyre nuk perputhet me rrugen e PS, por me ate te Berishes qe ka vendosur te grabise zgjedhjet ne Shqiperi”, ka shtuar Rama.

Top Channel