PS: Te rishikohet buxheti

01/02/2010 16:55

Partia Socialiste deklaron se krahas zgjidhjes se krizes politike ne vend kerkohen masa dhe vemendje per zgjidhjen e krizes ekonomike.

Deputetja socilaliste Ermelinda Meksi deklaron se pavaresisht shifrave dhe deklaratave te qeverise, ekonomia po kalon nje periudhe te veshtire dhe shenjat jane mjaft te dukshme.

Sipas Meksit qeveria ka deshtuar ne ardhurave te buxhetit te shtetit.

“Nga 334 miliarde leke qe ishin te ardhurat ne buxhetin fillestar dhe qe u korrigjuan ne 326 miliarde leke me rishikimin e tij ne tetor, ul nivelin me tej te te ardhurave buxhetore edhe me 7 miliard leke, duke e shpene shifren e te ardhurave ne 319 miliarde leke. Praktikisht ky veprim rezultoi me rritjen e deficitit buxhetor ne 81,6  miliarde leke nga 50 miliarde qe u programuan ne fillim apo 74 miliarde qe u korrigjua buxheti ne tetor. disa dite me vone pra ne 7 janar,qeveria parashikon nje nivel tjeter te pritshem per te ardhurat buxhetore prej 301 miliarde leke, pa sqaruar se ku do arrije deficiti”, u shpreh Meksi.

Deputetja socialiste tha se qeveria duhet te jete transparente persa i perket te ardhurave te buxhetit dhe i kerkon  perseri Kryeministrit dhe Ministrit te Financave te deklarojne publikisht sa eshte niveli i realizimit te te ardhurave buxhetore per dhjetorin dhe tere vitin, si dhe nivelin e deficitit buxhetor per vitin 2009.

Top Channel