
Ish-pergjegjesi i punishtes se demontimit te fishekeve ne Gerdec eshte vene ne pranga vetem pak pasi deshmoi ne gjykate. (UPDATE)
Prokuroria arrestoi Veiz Mucon per deshmi te rreme, nderkohe qe pak perpara arrestimit ai foli edhe per Top Channel
“Une kam filluar pune atje, pasi kishte nisur aktiviteti. Kemi diskutuar me specialiste se kjo pune paraqiste rrezik, sidomos kur behej fjale per demontimin e predhave”, u shpreh Muco.
Ish pergjegjesi i punetoreve ne fabriken e Gerdecit hyri ne Gjykate si deshmitar, ndersa doli prej saj i prangosur per akuzen e deshmise se rreme, pas urdherit te leshuar nga prokurori i ceshtjes
Deshmitari i njohur ndryshe si ‘Vangjeli’ foli per rreth dy ore para togave te zeza, ku i pyetur nga prokuroria tha se kishte pare ne mbikeqyrjen e punes dhe dy amerikane si dhe pronari i Sac, Patrik Henri.
Deshmitari i pohoi gjykates se nuk kishte nenshkruar asnje kontrate pune , nderkohe i pyetur nga Top Channel tha se ne fabrike kishte patur edhe here tjeter probleme
Sipas Mucos edhe me pare ne punishte kishte patur incidente ne renda, si rasti i flakeve dhe shperthimit ne nje arke fishekesh.
Top Channel