
Zevendesdrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit i ka cilesuar spekullime akuzat se ka nje cenim te sigurise ne vend, pas tre ngjarjeve te renda ku u vrane shtate persona.
Sipas Agron Kulicit, duke u bazuar edhe ne statistikat e kriminalitetit ne Shqiperi, janari eshte nje muaj ku ndodhin shume vrasje.
12 vrasje kane ndodhur ne muajin e pare te 2010-se, po aq sa e njejta periudhe e muajit te kaluar.
“Lidhur me disa spekullime qe jane bere dua te them se po te krahasosh te dhenat me krimet e 2009-es jane afersisht te njejta. Kjo situate vjen si pasoje e ardhjes se emigranteve dhe po ta krahasosh me vitin e kaluar jane te njejtat statistika”, ka pohuar Kulici.
Numri dy i Policise se Shtetit tha se per te 12 vrasjet jane zbuluar autoret e krimit, jane arrestuar shtate prej tyre dhe eshte shpallur ne kerkim nje prej tyre.
Top Channel