PD i kthehet ligjit te dosjeve

01/02/2010 19:45

Sikurse konfirmon zyra e shtypit e Gjykates Kushtetuese, perpara dy muajsh kjo gjykate i ka dhene te drejte Partise Socialiste qe kerkonte shpalljen si antikushtetues te ligjit per lustracionin, i ashtuquajturi ligj i dosjeve.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk eshte zbardhur ende, por deputetja Mesila Doda u treguar e pakursyer ne kritika.

“Gjykatesit qe votuan per abrogimin e ligjit jane ata mbi te cilet rendojne krimet me te renda kunder njerezimit ne kete vend, qe deri ne vitin 1989 denonin njerez me vrasje”, ka deklaruar Doda.

Zonja Doda, e cila vlereson se vendimi i gjykates cenon paqen sociale ne vend, premtoi se mazhoranca nuk do te heqe dore lehte nga lustracioni.

“Per kete do te vleresohen disa opsione: ose nje ligj tjeter, ose ky ligj ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, ose referendum popullor”, ka theksuar Doda.

Ky ligj lustracioni nuk eshte i pari i miratuar ne Shqiperi. Por ne te dy rastet ligji u miratua perpara zgjedhjeve: fillimisht ne 96-en dhe heren e dyte ne dhjetor te 2008-es.

Por kesaj here, nderhyrja e Gjykates Kushtetuese ishte e menjehershme, duke e pezulluar zbatimin e ligjit ne shkurt te 2009-es, per te vendosor perfundimisht rrezimin e tij dy muaj me pare.

Nisma e re qe premton mazhoranca vjen ne nje moment kur vemendja eshte perqendruar te kriza politike, per te cilen Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes ka kerkuar nje takim Rama-Berisha me ndermjetesine e presidentit Topi.

Top Channel