Kriza e buxhetit ”diskriminon” edhe minoritetet seksuale

01/02/2010 16:00

Projektligji kunder diskriminimit te personave, i cili po diskutohet ne kuvend ka hasur pengesa pasi nje pjese e deputeteve kane kundershtuar miratimin e komisionerit, i cili eshte institucioni, ku personat e cenuar drejtohen per te kerkuar zbatimin e ligjit.

“Cdo person ka te drejten t’i ankohet komisionerit dhe me pas ky person ka te drejte te jape rekomandime, kerkesa speciale, por edhe te vendose gjoba. Sot per sot ne ligjin qe ekziston Avokati i Popullit nuk mund te zbatohet sepse avokati i Popullit mbulon vetem ato problem ne lidhje me sjelljen shteterore. Komisioneri duhet te jete i pavarur”, u shpreh Altin Hazizaj, nga Shoqata e mbrojtjes se femijeve.
 
Miratimi i buxhetit per kete vit e ben te veshtire konkretizimin e punes se ketij institucioni i cili duhet te gjobise cdo institucion privat apo shteteron qe diskriminon personat me aftesi te kufizuar, ata me orientim te njejte seksual, apo per shkak te dallimit racor.

Hazizaj sqaron se ky ligj dhe vendimi per zbatimin e tij eshte kusht i Bashkimit Europian, ndaj duhet te miratohet dhe zbatohet ne menyre te njejte me vendet ku ky ligj funksionon prej vitesh.

Top Channel