
Perfaqesues te biznesit i sugjeruan dje Bankes se Shqiperise te dale ne mbrojtje te vleres se monedhes vendase, lekut, pasi ky i fundit mbylli nje jave negative, duke shenuar nje rekord te ri negativ.
“Konfindustria shpreh shqetesimin e saj lidhur me kahun e dukshem zhvleftesues te diteve te fundit te monedhes kombetare lek kundrejt euros e dollarit dhe i kerkon Bankes se Shqiperise te nderhyje pa vonese ne te gjithe rastet kur gjykohet se ndeshemi me arsye subjektive te natyres psikologjike dhe spekulative”, deklaroi dje perfaqesuesi i kesaj organizate, Gjergj Buxhuku.
Sipas Konfindustrise, e cila perfaqeson disa kompani industriale ne vend, zhvleresimi i lekut nuk eshte pasoje e konsumit te qytetareve, pasi renia e te ardhurave te tyre ne valute pasqyrohet menjehere edhe ne renien e importeve. “Konfindustria gjykon se zhvleftesimi i vazhdueshem i lekut ne ditet e fundit nuk ka arsye te qendrueshme per te ndodhur”, tha Buxhuku. Sipas Konfindustrise, renia e te ardhurave te vendit ne valute nga puna e emigranteve dhe nga eksportet, eshte kompensuar nga renia e importeve.
Te premten nje euro kushtoi mesatarisht 139.06 leke dhe nje dollar kushtoi 99.6 leke. Monedha shqiptare ka sot vleren me te ulet te regjistruar qe nga viti 2004.
Banka e Shqiperise nuk ka shitur valute ne treg ne mbrojtje te monedhes vendase qe ne qershor te vitit te kaluar, kryesisht per shkak se zhvleresimi i lekut qe pasoje e stimujve monetare dhe fiskale. Baza monetare, ose sasia e pergjithshme e lekut ne qarkullim, eshte rritur me 25 per qind qe nga fillimi i krizes ne tetor te vitit 2008. Paraja e re u perdor per te mbuluar kerkesat e bankave dhe qeverise per likuiditet. BSH ka deklaruar ne disa raste se ka nder mend te filloje terheqjen e stimulit monetar, gje qe mund te sjelle forcimin e lekut, por deri tani stimuli me vlere te pergjithshme prej 32 miliarde leke vijon te jete ne qarkullim.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ka perseritur shume here se leku ka nje kurs luhates dhe per rrjedhoje, vleren e monedhes do ta percaktoje kerkese-oferta.
Fillimi i vitit ka qene historikisht i veshtire per lekun, per shkak se ne kete periudhe importet jane me te larta, ndersa transferimi i fitimeve te investimeve te huaja rrit per jave te tera kerkesen per valute.
Renia e vleres se lekut sjell inflacion per shqiptaret, i cili ne mase te madhe nuk pasqyrohet ne indeksin e cmimeve te konsumit. Kostot e shtepive, qofte ne rastet kur blihen me kredi apo kur ndertohen vete, rriten automatikisht me zhvleresimin e lekut, por kjo forme inflacioni nuk matet, per shkak se kostoja e shtepive nuk eshte perfshire ne indeksin e cmimeve te konsumit.
Top Channel