Juventus, Zakeroni debuton me barazim

01/02/2010 08:35

Ka debutuar me nje barazim 1-1 ne Torino me Lacion, Alberto Zakeroni ne krye te pankines bardhezi.

Pas nje pjese te pare pa gola dhe me pak raste shenimi, ne te dyten eshte Del Piero ai qe zhbllokon rezultatin. Ne minuten e 70-te kapiteni torinez ndalohet ne menyre te parregullt dhe perfiton nje 11-metersh qe e shnderron vete ne gol.

Ka zgjatur shume pak avantazhi i vendasve pasi ne te 78-en minute Mauri barazon per Lacion duke i ndare nga nje pike te dyja skuadrave.

Top Channel