
Fieri eshte pothuaj i pambrojtur nga permbytjet. Shume zona te tij jane te rrezikuara nga vershimi i ujerave te lumenjve dhe perrenjve, si shkak i demtimit te argjinaturave te tyre.
Jane me dhjetera objekte pa leje te ndertuara mbi kolektore, te cilat e rrezikojne seriozisht Fierin nga permbytjet. Te dhenat zyrtare nga ndermarrja e bordit te kullimit te ujerave, institucion ky menaxhues i kolektoreve, tregojne se identifikimi i 65 ndertimeve pa leje eshte kryer gjate nje aksioni te ndermarre ne prag te dimrit, gjate muajit tetor.
Inspektoret kane kryer kontroll gjate muajit tetor te te gjitha argjinaturave, kolektoreve dhe kanaleve bonifikues te tokave bujqesore dhe kane identifikuar se 65 objekte pa leje i kane cenuar keto kanale kullues dhe ujembledhes. Pas identifikimit te ketyre ndertimeve pa leje mbi kolektore, bordi i kullimit u eshte drejtuar zyrtarisht njesive vendore, ne menyre qe te nderhynin per prishjen e tyre. Por nje gje e tille ende nuk eshte realizuar nga njesite vendore, ndonese kerkesa u parashtruar mbi 4 here zyrtarisht.
Bordi i kullimit, duke pare indiferentizmin e komunave, i eshte drejtuar me nje raport dhe kerkese prefektures, nga ku priste nderhyrjen e saj per te vene ne levizje komunat. Por as kjo e fundit ende nuk ka ndermarre ndonje mase. Kujtojme se gjate muajit dhjetor, shume banesa u permbyten nga dalja e lumenjve Vjose e Seman, nderkohe qe 520 ha toke bujqesore u demtuan si shkak i mosfunksionimit te kanaleve kullues dhe ujembledhes te tyre.
Top Channel