
Pasaportat jo biometrike do te jene te vlefshme deri ne vitin 2011. Vendimi, i cili dihej, u perserit nga kryeministri gjate nje mbledhjeje te Komitetit Nderministror per Liberalizimin e Vizave.
“Per afatin e validimit fizik te pasaportave te vjetra eshte caktuar viti 2011 si viti i fundit i pasaportave. Ndersa per ata qe aplikojne per pasaporte te re biometrike, u zhvleresohen ato ekzistuese”, ka deklaruar Berisha.
Pajisja e sa me shume qytetareve me pasaporta biometrike eshte nje nga kushtet per liberalizimin e vizave.
Nje grup ekspertesh te Komisionit Europian pritet te vije per te verifikuar situaten. Qeveria vlereson se kushtet jane plotesuar ne teresine e tyre.
Kryeministri renditi ngritjen e nje Komiteti nderinstitucional per masat kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, miratimin nga qeveria dhe kalimin se shpejti ne Parlament te disa p/ligjeve per asistencen sociale te viktimave te trafikimit, moratoriumin e skafeve, aplikimin e strategjise se menaxhimit te integruar te kufirit, pergatitjen e disa ndryshimeve ligjore per policine gjyqesore dhe ligjin e ri per Sherbimin Informativ Shteteror.
Me gjate ne kete projekt/ligj kryeministri u ndal gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat.
“Cilesore eshte vendosja e vepres se korrupsionit per personin publik. Ligji parashikon qe zevendesdrejtori kryen detyrat e drejtorit kur ky mungon. Ligji parashikon mandat. Ne preferuam te percaktojme mandatin 5 vjecar”, ka nenvizuar Berisha.
Kryeministri foli edhe per ligjin kunder diskriminimit. Monitorimi i ketij ligji do t’i besohet nje strukture te re nen varesine e Kuvendit.
Top Channel