Arrestohet vrasesi i Vidohoves

01/02/2010 16:25

Kapet pas tre ditesh autori i vrasjes se trefishte te ndodhur ne fshatin Vidohove te Devollit. (UPDATE)

Besim Karaj kishte ikur nga vendngjarja dhe ndersa policia po e kerkonte ne drejtim te kufirit grek, autori i vrasjes kishte udhetuar qe prej se premtes dhe deri ne mesditen e se henes ne kembe nga Korca deri ne Thumane.

Burimet thone se ai eshte gjetur ne nje zone me shkurre se bashku me armen e tij dhe duket se eshte nje vetedorezim per shkak te stermundimit dhe urise.

Pas arrestimit ai eshte derguar ne komisariatin e Fushe-Krujes per t’u shoqeruar me pas ne drejtim te Korces. Sipas policise mendohet se autori i krimit ishte nisur ne drejtim te shtepise se vellait te tij ne Thumane dhe policia ka patur informacion se nje person i armatosur po levizte ne zone.

Besim Karaj ekzekutoi me arme zjarri kallashnikov tre vellezerit Mulliri. Shkak eshte bere nje konflikt i lindur mes tyre dhe autorit te vrasjes per xhelozi.

Nje nga tre vellezerit Taulanti kishte patur nje lidhje jashtemartesore me bashkeshorten e Besim Karajt. Te afermit e viktimave thone se pasi u zbulua kjo histori Besimi i kishte kerkuar nje pagese prej 8 milione leke te vjetra.

Policia nderkohe ka marre ne mbrojtje familjen e autorit te vrasjes, bashkeshorten dhe femijet e tij ne fshatin Vidohove.

Top Channel