Komisioni Evropian i ka percjelle Prishtines zyrtare mesazhin se Kosova ka bere progres gjate periudhes se post pavaresise, por ka ende shume sfida perpara per te arritur heqjen e regjimit te vizave.

Mesazhi i eshte dhene zevendeskryeministrit Hajredin Kuci nga nje delegacion i KE-se, i kryesuar nga ambasadori Renzo Davidi.

“Eshte arritur progres i ndjeshem, megjithate mbeten ende sfida me te cilat Kosova duhet te ballafaqohet dhe t’i zgjidhe”, kane deklaruar anetaret e delegacionit.

Ata kane theksuar se kushtet paresore jane koordinimi i mire nderministror, menaxhimi i integruar i kufijve dhe nje sere ceshtjesh te tjera.

Top Channel