Grabitjet e bankave, dyqaneve, pikave te bastit dhe shtepive kane arritur shifra alarmante ne Maqedoni.

Keshtu bejne te ditur mediat lokale, te cilat duke e krahasuar vendin me Teksasin e shekullit te tetembedhjete, saktesojne se nuk ka dite pa grabitje.

Sipas burimeve, kjo situate ka sjelle shqetesim tek sipermarresit, te cilet ndihen te pasigurte per biznesin e tyre.

Nga ana tjeter, Ministria e Brendshme u ka bere thirrje subjekteve te ndryshme, ne vecanti bankave, qe te vendosin kamera sigurie.

Gjithesesi, edhe kjo mase nuk mund t’i parandaloje grabitesit e armatosur, te cilet kur jane disa nuk e kane problem te neutralizojne rojen e bankave.

Top Channel