Kosove, mbyllet fushata per Prizrenin e Lipjanin
29/01/2010 12:10
Ne Kosove perfundon sot ne mesnate fushata zgjedhore per komunat e Prizrenit dhe Lipjanit.
Per kryetaret e ketyre komunave do te votohet diten e diel, me 31 janar, pas konstatimit te disa parregullesive ne dy raundet e kaluara te zgjedhjeve lokale.
Ne gare do te jene vetem PDK, partia e kryeministrit Thaci dhe LDK e presidentit Fatmir Sejdiu.
Nderkohe, persa i perket komunes se Gjilanit, e cila eshte ende pa nje kryetar, pritet vendimi i institucioneve perkatese.
Top Channel