
Mandati i shefit te ICO-se ne Kosove, Piter Feith do te rishikohet ne takimin e radhes te Grupit Mbikeqyres Nderkombetar, qe do te mbahet me 8 shkurt ne Vjene.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne kete takim do te vendoset qe Feith t’i reduktohen disa nga kompetencat ekzekutive ne fushat ku eshte zbatuar plani i Marti Ahtisarit.
Sipas burimeve, konsultimet mes drejtoreve per Ballkanin ne GMN kane nisur qe prej disa muajsh, ndonese cdo ndryshim per mandatin e Feith duhet te rekomandohet nga vete ky i fundit.
Megjithate, saktesojne burimet, eshte e sigurte qe roli i kreut te ICO do te zvogelohet gradualisht ne te ardhmen, paralelisht me zbatimin e planit “Ahtisari”.
Burimet shtojne me tej se ne Vjene do te diskutohet edhe per strategjine e Prishtines zyrtare per integrimin e veriut te Kosoves.
Top Channel